|
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes (FSHAB) në Pejë është themeluar në vitin 1960 me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK si Shkolla e Lartë Ekonomike - Komerciale në Pejë. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin e parë të studimeve 1960/61 ishin të regjistruar 120 studentë. Që nga ajo kohë shkolla është angazhuar në aftësimin e kuadrove profesionale të ekonomistit që i përgjgigjej kushteve ekonomiko shoqërore. Veprimtaria dhe zhvillimi i Shkollës së Lartë Ekonomike përherë ishte e orientuar në ndërtimin e atij lloji të planprogrameve të studimeve të rregullta që do të formonin ekonomistë me përgaditje bashkëkohore profesionale që do t’i përgjigjen nevojave të zhvillimit ekonomik dhe të afarizmit në përgjithësi. Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqipatare (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia etj.). Ky numër i ekonomistëve më së miri shpreh kontributin e shkollës që e dha për ekonominë e Kosovës dhe për të gjitha trojet shqiptare. Shkolla e Lartë ekonomike në Pejë përjetoi disa periudha kohore mjaft interesante dhe të rëndsishme ekzistenciale. Këto periudha mund të ndahen kështu: • 1960-1974 – periudha e formësimit dhe e krijimit të identitetit institucional • 1975- 1990 – periudha e afirmimit të Shkollës në Kosovë dhe në të gjitha vendet tjera përreth Kosovës, • 1991-1999 – periudha e mbijetesës, me anë të vazhdimit të kontinuitetit nëpërmes organizimit paralel të mësimit nëpër shtëpi private • 2000 - 2006 – periudha e rioraganizimit të FSHAB-së. Në vitin akademik 2001/2002 Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Gjatë organizimit të FSHAB-së me emrin Shkolla e Biznesit, studimet zhvilloheshin në tri departamente: Administrim biznesi, Informatikë e aplikuar në biznes dhe Menaxhment në turizëm dhe hotelieri. Në vitin 2002 organizohen studime në gjuhën boshnjake në departamentin Administrim biznesi. Nga viti 2004 FSHAB emërtohet me këtë emër që e mban edhe sot dmth Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes. • 2007 - ... – që nga viti 2007 në FSHAB studimet zhvillohen në tri departamente: departamenti Administrim biznesi në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe boshnjake, departtamenti Kontabilitet dhe finaca të biznesit dhe departamenti Menaxhment turizëm dhe hotelieri. Në mars të vitit 2009 FSHAB akreditohet nga Agjencioni për Akreditim në të gjitha planprogramet të cilat i ofron edhe sot. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të Universitetit të Prishtinës. Studimet e rregullta dhe ato me korrespondencë në Fakultetin e Biznesit të Aplikuar në Pejë organizohen për fitimin e përgatitjes akademike Bachelor i shkencës. Në bazë të Statutit të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ka të drejtën që të organizojë edhe studime për përgatitjen akademike Master i shkencës dhe në këtë kontekst FSHAB-ja është duke u përgatitur për zhvillimin e programeve master, në mënyrë që në të ardhmen ta ofrojë edhe këtë cikël studimesh. Pasi që në FSHAB zhvillohen mësimet në nivelin Bachelor dhe jo ende ato të nivelit Master, pjesa dërmuese e mësimdhënësve, aktivitetin e tyre shkencorë e realizojnë jashtë fakultetit nëpërmes të këshillimeve, kongreseve, seminareve, konferencave të ndryshme në vend dhe jashtë vendit. FSHAB ka bashkëpunim me organizata dhe programe te shumta q? i ofrojnë organizatat ndërkombëtare si: TEMPUS ku kemi pas 6 vite bashkëpunim n? dërgimin e stafit akademik ne Angli, Slloveni, Suedi dhe ne vendet tjera pjes?marr?se n? këtë program. KFOR bashkëpunimi i fakultetit është ne proces te vazhdueshëm ku pothuajse te gjitha hulumtimet dhe aktivitetet qe i organizon KFOR-i, ne qytetin e Pejës bëhen ne bashkëpunim me FSHAB. Njeherit kemi pas vizita te profesorëve nga Universitetet jashtë Kosovës, si nga rajoni, nga Anglia Universiteti i Staffordshire, nga Suedia Universiteti Vaxio, nga Italia Universiteti i Trentos. Bashkëpunime te vazhdueshme me Universitete nga Bosnja, gjithashtu edhe profesorët e Universiteteve te ndryshme te Bosnjës janë profesor te angazhuar ne gjuhen boshnjake. Gjatë vitit akademik 2009-10 në FSHAB janë angazhuar mësimdhënës në marrëdhënie të rregullt punë në këtë përbërje: Doktorë shkencë 10 mësimdhënës, Magjistër shkence 8 mësimdhënës dhe me përgaditje bachelor afër magjistrimit 2 mësimdhënës. Ndërsa, si mësimdhënës të angazhuar ka këtë përbërje: Doktorë shkencë 23 mësimdhënës, Magjistër shkence 7 mësimdhënës dhe me përgaditje bachelor afër magjistrimit 3 mësimdhënës. Deri më tani në nivelin bachelor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit kanë diplomuar 1050 studentë, kurse në ish-Shkollën e Lartë Ekonomike nga viti 1960 kanë diplomuar gjithsej 2868 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në këtë vit akademik Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit ka 2210 studentë. FSHAB është udhëhequr nga njerëz të ndershëm dhe dinjitoz me sa vijon: Mr.sc. Enver Beqiri, Salih Lika, Prof. Dr. Ali Sylqa, Mr. Sc. Mehdi Gjakova, Prof. Dr. Edmond Beqiri, Prof. Dr. Xhevat Bakraçi. Sot dekan i FSHAB – së është Prof. Dr. Armand Krasniqi.
|